aLL p0wereD bY Grannqe
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

aLL p0wereD bY Grannqe

Ky forum oo ne Perpunim
 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Audio shtojcë për iPod dhe iPhone

Shko poshtë 
AutoriMesazh
pr0HeaD ' Grannqe
Admin



Numri i postimeve : 173
Registration date : 19/10/2008

Audio shtojcë për iPod dhe iPhone Empty
MesazhTitulli: Audio shtojcë për iPod dhe iPhone   Audio shtojcë për iPod dhe iPhone Icon_minitimeWed Oct 22, 2008 6:39 am

Audio shtojcë për iPod dhe iPhone

Tregu i shtojcave për familjen e iPod nga Apple dhe pajisjen telekomunikuese të kompanisë së njëjtë, iPhone, është më i pasur për dy përfaqësues të ri. Logitech Pure-Fi Express Plus dhe Pure-Fi Anytime u kanë shtuar këtyre pajisjeve disa mundësi të reja.Pure-Fi Express Plus ofron akustikë shumëkahëshe. Kjo teknologji inovative deri më tani ka qenë e rezervuar vetëm për sistemet e shtrenjta të kinemave shtëpiake, derisa karakteristika e saj është shpërndarja e zërit në mënyrë të barabartë në të gjitha drejtimet.

Pajisja punon me adapter AC apo me bateri, e ajo ka të shtuar edhe një dorezë për bartje më të lehtë. Zmadhuesit e ri nga Logitech përfshijnë edhe pilotin komandues pa tela. Me një mbulesë prej 10 metrash, piloti komandues mundëson rregullim të shpejt të zërit, si dhe funksione tjera siç janë tastet play, pause, fast forward, rewind, shuffle e repeat.



Në anën tjetër, Pure-Fi Anytime ofron një varg shtojcash, siç është teknologjia e përparuar e njohjes së lëvizjeve. Zmadhuesit Pure-Fi Anytime gjithashtu përfshijnë një ekran nga i cili të dhënat lexohen lehtë si gjatë natës, po ashtu edhe gjatë ditës. Vrima e thellë për iPod e iPhone parandalon rënien e rastësishme të pajisjeve. Pos kësaj, Pure-Fi Anytime ofron radio digjitale AM/FM në rast se shfrytëzuesi dëshiron të dëgjoj muzikë apo lajme drejtpërsëdrejti.

Zmadhuesit shumëkahësh për iPod apo iPhone Logitech Pure-Fi Express Plus priten në tregjet e mbarë SHBA-së dhe Evropës në muajin tetor me çmim të pakicës prej 90 eurosh. Po ashtu edhe Logitech Pure-Fi Anytime për iPod apo iPhone pritet në tregjet e SHBA-së dhe Evropës gjithashtu gjatë muajit tetor me çmim prej 100 eurosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://prohead.albanianforum.net
 
Audio shtojcë për iPod dhe iPhone
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Apple paraqet iPod Nano të ri
» Realtek High Definition Audio Driver R2.04
» Iphone Rezzikon Symbaanin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
aLL p0wereD bY Grannqe :: Interneti-
Kërce tek: